Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është 25-vjeçari që qëlloi 10 herë me thikë të moshuarin grek

Foto/ Ky është 25-vjeçari që qëlloi 10 herë me

Ky është Klodjan Saliaj, i riu nga Vlora që masakroi një të moshuar në Greqi, duke e goditur 10 herë me thikë. Ai kishte hyrë në banesën e 73-vjeçarit për të grabitur, ndërsa u përball me këtë të fundit dhe e plagosi rëndë.

25-vjeçari Klodian Saliaj, nga Armeni i Vlorës, shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante.

ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

 

Të fundit