Flash News

E-TJERA

Genc Burimi: Yuri Kim krijoi ndarje në opinion; Bushati: SHBA nuk i ndryshon koordinatat sipas ambasadorëve

Genc Burimi: Yuri Kim krijoi ndarje në opinion; Bushati: SHBA nuk i

Analisti Genc Burimi thotë se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ndryshe nga kryediplomatët e tjerë në vendin tonë ka krijuar ndarje në opinion

Duke folur në një lidhje me Skype në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës për 100-vjetorin e miqësisë ShBA-Shqipëri, Burimi shprehet se Kim do të mbetet në historinë e Shqipërisë në vitet 2021-2022, sipas tij për shkak të tensioneve të krijuara.

“Kim i mori shqiptarët me nënvlerësim. Ambasadori Arvizu kur ndodhi vrasja në bulevard pati urdhër për mbrojtje por e bëri më butë, kjo i hyri me sëpatë dhe krijoi ndarje në opinion.

Gafa që bëri në gusht ‘mos hani bar’ mendoi se dashuria për SHBA është kaq e fortë sa lejon gjithçka. Duhet të thoshte kemi prova, por leje drejtësinë shqiptare të veprojë.

Ne jemi vend i shkolluar që kupton. Në fund duhet efikasiteti, kush do e mendonte se do bëhej peticion kundër ambasadores së SHBA.

Ajo do mbetet në histori e do themi se Shqipëria pati rënie në dashurinë me SHBA në 2021-2022”, u shpreh Burimi, i cili u kundërshtua nga ish deputeti i PS, Ervin Bushati, i cili tha se “SHBA nuk i ndryshon koordinatat sipas ambasadorëve”.

Të fundit