Flash News

E-TJERA

“Gocë Samiu dhe t’i çon pyetjet Desada Metaj”/ Veliaj nxjerr fotot, Tabaku: Garda të marrë masa!

“Gocë Samiu dhe t’i çon pyetjet Desada Metaj”/

Kanë vijuar debatet mes kryebashkiakut Erion Veliajt dhe kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku.

Veliaj tregoi në mbledhje disa foto, ndërsa pretendoi se Tabaku dhe të tjerë anëtarë i marrin pyetjet nga jashtë dhe më pas ia drejtojnë atij, i cili sot është thirrur për të dëshmuar për inceneratorin e Tiranës.

Veliaj u shpreh se Tabaku i merr pyetjet nga anëtarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Desada Metaj. Ndërsa Tabaku tha se kjo situatë është e turpshme pasi janë marrë kamerat e kuvendit që xhirojnë celularët e deputetëve. Ajo ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të kryetares së Kuvendit dhe Gardës. 

Debati Veliaj-Tabaku

Veliaj: Po iu paskeni lënë nam, ndërkohë që paskemi qënë në seancë. Gjithë suflerët iu çojnë pyetje si të më pengoni…Paska dalë në të gjitha portalet. Po mirë mo keni cipë? Kjo ka dhe një lloj dinjiteti

Tabaku: Se kuptova ça ka ndodhur. Keni marrë kamerat e Kuvendit?

Veliaj: Kamerat i keni live ju

Tabaku: Jo kamerat që po xhirojnë celularët e deputetëve. Keni marrë kamerat e Kuvendit?

Veliaj: Ja do t’i deponoj

Tabaku: I bëj thirrje kryetares së Kuvendit që garda të marrë masa menjëherë për kamerat, të cilat lexojnë celularët e deputetëve

Veliaj: Është turp kjo që po bën. Ulet zëdhënsja Desada dhe iu jep pyetjet

Tabaku: Sinqerisht është e turpshme

Veliaj: Mos qesh tani se le nam. Gocë Samiu dhe t’i çon pyetjet Desada

 

Të fundit