Flash News

E-TJERA

Grabitja e Alda Klosit, Balkan Insight: Opozita thotë se vjedhja ekspozon pasurinë e paligjshme të zyrtarëve

Grabitja e Alda Klosit, Balkan Insight: Opozita thotë se vjedhja ekspozon

Balkan Insight shkruan për vjedhjen që ka marrë vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri, ku pastruesja vodhi mbi 100 mijë euro në banesën e ish-drejtoreshës së koncesioneve, Alda Klosit. Më tej ndalet te qëndrimi i opozitës ndaj këtij rasti.

“Është e paqartë se nga kanë ardhur të gjitha këto para. Por opozita tha se kjo tregon nivelin tronditës të pasurisë së akumuluar edhe nga zyrtarë të nivelit të mesëm në një qeveri që perceptohet si shumë e korruptuar.

Sali Berisha, nga Partia Demokratike e opozitës, pohoi gjithashtu se policisë iu tha të mbulonte emrin e viktimës së vjedhjes, duke shtuar se kjo është shuma më e madhe e parave e kapur ndonjëherë”, shkruan Balkan Insight.

 

Të fundit