Flash News

E-TJERA

Greva e kontrollorëve, Albcontrol merret në ruajtje nga Forcat e Armatosura, Balluku: Nuk është dyqan

Greva e kontrollorëve, Albcontrol merret në ruajtje nga Forcat e

Institucioni i Albcontrol merret në ruajtje nga Forcat e Armatosura.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat, pasi prej ditës së djeshme disa kontrollorë kanë pezulluar punën për shkak të uljes së pagave.

Po ashtu, Balluku u ka bërë thirrje punonjësve në grevë që të lënë godinën, pasi të qëndruarit brenda ambienteve të zyrës, pa ushtruar funksionet përkatëse, quhet braktisje e detyrës.

Për sigurinë e republikës, ndërtesa e sigurisë së lartë dhe kanë deklaruar paaftësi me grevën e zhvilluar.

Të gjithë këta persona do të largohen nga ndërtesa nga ky moment. Ata që nuk duan të operojnë por qëndrojnë në karrige, detyra është braktisur, keni kyçur derën e vetme të shqiptarëve me botën.

E kanë turpëruar Albcontrollin dhe e kthyen në dyqan lagje që e ul qepenin kur të dojë. Mashat e politikës e bënë institucionin dyqan me tra e qepen.

Ju tjerët që punoni dhe kërkoni të drejtën tuaj, pagat sot i marrin nga një kredi, sot ka nisur pagesa e kredisë për pagat 2490 dollarë.

Ndërtesa do merret në ruajtje nga forcat e armatosura, policia do bëjë detyrën për të liruar godinën nga kontrollorët që kanë vendosur të mos jenë më kontrollorë. të tjerët ti kthehen detyrës”, thotë Balluku.

Sipas ministres, kontrollorët protestojnë pas uljes së pagës, nga 4400 dollarë, por shton se pas pandemisë kontrollorët përpunonin 57 % trafikun ajror.

Kontrollorët e trafikut ajror greva është e paligjshme, sipas kodit të punës.

Kërkojnë më shumë para në kohë pandemie. Nëse nuk u ofrohen 4400 dollarë marrin peng republikës, nuk lejojnë të kalojën asnjë avion sikur ta kenë hapësirën e babait

Trafiku ajror për herë të fundit ka qenë në limite në 2019, kontrollorët përpunonin 216 mijë avionë.

Prej pandemisë kemi 57 % rënie. Për këtë arsye kompania nuk i ka rënë në qafë buxhetit të shtetit, por menaxhohet me financat e përdoruesve të hapësirës. 40% e kostos operacionale vijnë për mbulimin e pagave ekstravagante që ka në këto kompani.

Janë të pakrahasueshme pagat e administratës financieri 350 mijë lekë, 2490 dollarë kontrollorët, e meritojnë se kanë përgjegjës të madhe, por sot vënë tra në pronë e republikës”, thotë ministrja, e cila shton se kontrollorët në grevë janë kapur nga politika.

Nuk janë të gjithë kontrollorët tregtarë, por një pjesë e vogël e tyre janë kapur nga politika.

Të këshilluar me mjeshtërit e politikës qëndrojnë në ndërtesa që të mos i quhet braktisje e vendit të punës.

Braktisje e vendit tuaj të punës është dëshmitarë Shqipëria dhe nuk do ju ndihmojë dot askush kur të shkoni para ligjit. Për sa kohë është mbyllur transporti Rinasi, nuk po kryeni detyrën tuaj, ndaj e keni braktisur detyrën”, tha ajo.

Të fundit