E-TJERA

Hapet pavioni i tretë i COVID-3, zv.drejtoresha e QSUT: Kemi kapacitete për të gjitha llojet e sëmundjeve, alarmet të pavërteta

Hapet pavioni i tretë i COVID-3, zv.drejtoresha e QSUT: Kemi kapacitete
Në foto: Zv. drejtoresha e QSUT, dr. Arjana Strakosha

Sikurse ishte njoftuar, Ministria e Shëndetësisë ka hapur sot pavionin e tretë në COVID-3, pas ezaurimit të ambienteve të spitaleve COVID për shkak të numrit në rritje të të infektuarve nga koronavirus.

Përmes një video-mesazhi, zv. drejtoresha e QSUT, dr. Arjana Strakosha, iu është përgjigjur kritikëve duke thënë se alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore nuk është i vërtetë.

Strakosha iu bëri apel qytetarëve të respektojnë masat anti-Covid, si dhe sqaroi se "pavioni i tretë në COVID-3 është i gatshëm e me hapsirat e nevojshme për të mirëpritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve me investimet përkatëse".

Jemi në spitalin Covid3, në pavionin e tretë apo në sektorin e tretë më mirë, sepse ky spital është i konceptuar në tre pavione të mëdha.

Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërish të lirë për t’u shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të mirëpritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve me investimet përkatëse.

Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore, për momentin apo deri në skenarët aktualë nuk është i vërtete. Sikurse e shikoni edhe vetë janë gati shtretërit në pritje të të sëmurëve.

Ndërkohë sikurse të gjithë e dimë, në skenarët e parashikuar është në gjendje për të pritur të sëmurët dhe Covid4 nga spitali tjetër, natyrisht pasi të mbushen gjithë kapacitetet e Covid1, Covid2 dhe Covid3.

Nga ana tjetër për të eliminuar pikërisht këtë dyndje të sëmurëve drejt spitaleve u bëj edhe njëherë thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet rregullat. Nuk është sëmundje e lehtë. Nuk është shaka.

Duhet ruajtur distancimi, duhet të evitohen festat, duhet të evitohen baret, duhet të evitohen ditëlindjet, pra shumë gjëra që tashmë i dimë. Në këtë mënyrë, ne të gjithë luftojmë sëmundjen, edhe e përballojmë Akoma më lehtë, pikërisht edhe fluksin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim”, ka deklaruar Strakosha.

Ditari politik

Të fundit