Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Hetimi për privatizimin e ish-fabrikës së bukës, Ahmetaj nga arratia: Akti II i tragji-komedisë së politiko-drejtësisë

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetajt ka reaguar sërish nga arratia për hetimet që SPAK ka hapur ndaj tij, e këtë herë për privatizimin e ish-fabrikës së bukës në rrugën “5 Maji” në kryeqytet, proces i cili u realizuar në kohën kur Ahmetaj ishte Ministrë i Financave.
Në një postim në Facebook, Ahmetaj ka ndarë pjesë nga dosja “BUKA”. Ish-zv.kryeministri shkruan se gjithçka që SPAK ka referuar është një “akt tragji-komedi e politiko-drejtësisë”.
Ahmetaj mohon të ketë shpërdoruar detyrën teksa thekson se në rastin e këtij privatizimi aksionet e shtetit ruhen dhe rriten në vlerë.
Ish-ministri thekson se nuk është kryer asnjë shkelje ligjore apo dëm ekonomik ndaj shtetit, madje duke shtuar se asokohe Ministria e Ekonomisë pas vlerësimit i rriti përqindjen e aksioneve në këtë shoqëri familjes në fjalë e po ashtu ruajti aksionet shtetërore.
Postimi:
Akti II i tragji-komedisë së politiko-drejtësisë : Dosja “Buka” sh.a.
...“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë”!
Për cilindo ka interes dhe kuriozitet qytetar të kuptojë më në detaje çfarë ka ndodhur në këtë procedurë privatizimi, gjykova të ndaj me ndjekësit e mi në këtë dritare të përbashkët komunikimi, në të cilën janë pjesë me dëshirën e tyre, disa fakte që do të hidhnin dritë mbi hijet e “sensacionit” më të fundit mediatik për “Dosjen e bujshme nr. 2”, ose privatizimin e aksioneve shtetërore të shoqërisë “Buka” sh.a.
Së pari, rasti i “Buka” sh.a., është ndër të paktat herë në një procedurë privatizimi ku aksionet e shtetit jo vetëm ruhen, por rriten me disa herë në vlerë, ose thënë ndryshe, shteti përfiton më shumë të ardhura. Pra, të nderuar gazetarë e media që raportoni për dëm ndaj shtetit në vlerën 7 mld lekë të vjetra etj, etj., lexoni, ju lutem. Të ngatërrosh dëmin me përfitimin, nuk është aspak në nivelin e dinjitetit të punës suaj. Si mundet, gjithsesi, t’i shkaktohet dëm buxhetit të shtetit nëse aksionet shtetërore rriten?? E kundërta do të ishte e vërtetë.
Së dyti, cilat janë momentet kyçe në këtë çështje:
o 2004 - Procedura e privatizimit të shoqërisë “Buka” sh.a, nis në vitin 2004 (pra thuajse 20 vite më parë) nga Ministria e atëhershme e Ekonomisë dhe Privatizimit (Urdhri nr. 11 datë 21.01.2004).
o 2005-2006 - Pas një kërkesë padie të familjes Myderizi, si pronarë të aksioneve nga trualli me sipërfaqe 6,370 metër katrorë në pronësi të tyre, Gjykata e shkallës së parë në vitin 2005 (Vendim 3361, datë 30.05.2005) dhe më pas Gjykata e Apelit me Vendim të formës së prerë (nr. 803, datë 27.06.2006) vendosën anulimin e urdhrit të vitit 2004 dhe ngarkuan Ministrinë e Ekonomisë të nxirrte aktin administrativ për caktimin e formulës së privatizimit të shoqërisë “Buka” sh.a, pasi të bënte përcaktimin dhe transferimin e aksioneve të familjes Myderizi, në vlerën e tregut.
o 2014 – Në zbatim të vendimit të Gjykatës dhe sipas ligjeve në fuqi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS), të cilën e kam drejtuar në atë kohë, nisi procedurën për privatizimin e paketës së aksioneve shtetërore në shoqërinë “Buka” sh.a. duke kërkuar gjithashtu përcaktimin e vlerës së paketës së aksioneve shtetërore në këtë shoqëri dhe caktimin e grupit të ekspertit kontabël të autorizuar dhe të ekspertit të vlerësimit. (Shkresa 322/2 datë 30.01.2014).
Raporti i ekspertit kontabël dhe ekspertit të vlerësimit, në Prill të vitit 2014, i kryer në bazën e ligjit per “Tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, “Për auditim ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar” dhe “Për qendrën kombëtare të regjistrimit”, ka përcaktuar përqindjet dhe formulën e privatizimit të aksioneve shtetërore si dhe aksionet që do t’u transferohen ish-pronarëve. Sipas vlerësimit të ri: (1) përqindja e aksioneve të ish-pronarëve u rrit në 4.73% të kapitalit të shoqërisë, nga 3.12% që ishte më parë, për sipërfaqen e tokës prej 8,320 metër katrorë, (nga të cilët 6,370 metër katrorë të familjes Myderizi) përmes korrektimit të sipërfaqes dhe vlerës së truallit. (2) Vlera e aksioneve të shoqërisë u rrit duke reflektuar vlerën e tregut nga 844.2 lek/aksion në 2,599.4 lek/aksion, ose një rritje prej 300%. Rrjedhimisht, paketa e veçuar për ankimuesit ish-pronarë të truallit në rrugën 5 Maji është rritur, pas rivlerësimit me vlerën e tregut, me 300%.
MZHETS vuri në dispozicion të ish-pronarëve (përfshirë familjen Myderizi) paketën takuese prej 4.73% të aksioneve të shoqërisë, duke e veçuar atë nga paketa e aksioneve në pronësi të shtetit pra 45.977%, të cilën e nxori për privatizim.
o Qershor 2014 – Gjykata Administrative Tiranë rrëzoi kërkesën e familjes Myderizi për masë sigurimi të aksioneve të shoqërisë, anulimin e ankandit për privatizimin e paketës së aksioneve në pronësi të shtetit dhe anulimin e Urdhrit 382/2014 të Ministrit të MZHETS. Që do të thotë, që Ministria e Ekonomisë mund të vijonte procedurën.
o 18.06.2015 – Pas dorëzimit të kërkesës për privatizim dhe dosjes së privatizimit nga Ministria e Ekonomisë dhe vlerësimit të saj në bazë të ligjit, Ministria e Financave zhvilloi ankandin për privatizimin e paketës së aksioneve në pronësi të shtetit të shoqërisë “Buka” sh.a.
o 2017 – Familja Myderizi vijoi betejën e saj ligjore duke e apeluar cështjen në Gjykatën Administrative të Apelit. Në nëntor 2017, kjo e fundit duke mos rënë dakord me vlerësimin e kryer nga eksperti i pavarur, (Vendimi 4959, dt. 30.11.2017) vendosi shfuqizimin e Urdhrit 382/2014 dhe procedurës së ankandit të 2015. Pyetja është, a përgjigjet Ministri për vlerësimin e ekspertit kontabël të autorizuar dhe ekspertit të vlerësimit? Jo. Ligji për privatizimin e shoqërive në sektorët jo-strategjikë, e ka të qartë procedurën dhe vlerësimin.
o 2018 – Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës, si Ministër i MZHETS, urdhërova (Urdhri nr.303/2018) shfuqizimin e Urdhrit 382/2014 dhe shfuqizimin e procedurës së ankandit të datës 18.06.2015. Këtu përfundon edhe dijenia ime mbi këtë procedurë, pasi nga janari 2019, jam larguar nga pozicioni i Ministrit të Financave.
Në konkluzion:
1- Ministri i Ekonomisë është përgjegjës për zhvillimin e politikave të privatizimit të pronës shtetërore dhe inicimin e procesin e privatizimit në përputhje me ligjet në fuqi.
2- Ministri nuk është përgjegjës per vlerësimin e aksioneve shtetërore në shoqëritë tregtare që veprojnë në sektorët jo-strategjikë. Kjo detyrë iu caktohet ekspertëve, eksperti kontabël i autorizuar dhe eksperti i vlerësimit, të cilët janë të pavarur, të licensuar dhe kanë përgjegjësi ligjore për vlerësimet e kryera.
3- Eksperti kontabël i autorizuar dhe eksperti i vlerësimit bëjnë raportin e vlerësimit të shoqërisë dhe e dorëzojnë në Ministrinë e Ekonomisë.
4- Ministria e Ekonomisë dorëzon në Ministrinë e Financave kërkesën për shitjen e paketës së aksioneve në pronësi të shtetit, shoqëruar me dosjen përkatëse të privatizimit.
5- Ministria e Financave bën vlerësimin në përputhje me ligjin dhe zhvillon ankandin.
Cila është vepra penale në këtë dosje? Ku qëndron shpërdorimi i detyrës? Të akuzohesh për shpërdorim detyre sepse janë mbrojtur aksionet e shtetit? Akuzohem se i kam bërë dëm privatit? Se si Ministër i Ekonomisë dhe rrjedhimisht përfaqësues i pronarit shtet (Këshilli i Ministrave), kam mbrojtur interesat e shtetit, ndërsa privati ka marrë pjesën që i takon sipas vlerësimit të pavarur që iu bë shoqërisë shtetërore me kërkesë të MZHETS?
Eksperti kontabël dhe ai i vlerësimit, vlerësuan në 2014 se nga viti 2004 vlera e truallit ishte trefishuar. Rrjedhimisht, vlera e shoqërisë u rrit, por edhe shpërndarja e aksioneve ndryshoi; aksionet e privatëve u rritën nga 3.12% në 4.73%, kurse të shtetit u ulën nga 50.71% në 45.977%. Vlera e aksioneve u rrit me 300%, duke reflektuar vlerën e tregut, në zbatim të një vendimi në fuqi të Gjykatës.
Me cilën formulë matematike, aksioneri privat që disponon 4.73% të kapitalit të shoqërisë mund të përfitojë 7 miliardë lekë të vjetra, sikurse pretendon sot, ndërsa e gjithë shoqëria (pra paketa e plotë prej 45.977% % e aksioneve shtetërore e nxjerrë për shitje) është vlerësuar rreth 3.4 miliardë lekë të vjetra?
Me cilën logjikë matematike, 6370 metra katrorë truall që disponon familja Myderizi, janë më shumë se 30 mijë metra katrorë truall dhe mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimore - pa përfshirë këtu asetete e tjera të shoqërisë - në pronësi të shtetit?
Nëse do të pranonim pretendimin e familjes Myderizi, që pjesa takuese e aksioneve të tyre të vlerësohej si sipërfaqe e veçuar dhe jo si pjesë e aseteve të kapitalizuara të shoqërisë tregtare, gjë të cilën ligji nuk e lejon, do të duhej të veprohej njësoj për të gjithë aksionerët e tjerë të shoqërisë sipas parimit të barazisë mes aksionerëve. Jo vetëm do të ishim në shkelje të ligjit, por shteti shqiptar do të rezultonte me ZERO aksione, nga shumica prej 45.977% që kishte në zotërim. Kjo po qe do ishte shpërdorim detyre!
Së fundi, pjesëmarrja në ankand për privatizimin e aksioneve në pronësi të shtetit, është e hapur, e pakufizuar dhe cilido mund të marrë pjesë, përfshirë familjen në fjalë. Ministria e Financave, përmes agjensisë për privatizimin e pronës shtetërore, bën edhe filtrimin në aspektin juridik dhe plotësimit të kritereve ligjore të dosjes, para zhvillimit të ankandit.
***
Kjo është dosja e famshme e privatizimit të shoqërisë Buka sh.a për ata që duan të kuptojnë të vërtetën. Më gjeni nëse mundeni, ku është shkelur ligji nga ana ime si Ministër i Ekonomisë?
Dhe si ka mundësi që lajmi doli së pari në mediat e inceneratorëve? E bëjnë për presion? Për të më penguar të flas? Nuk do ndodhë...
Por mund të ndodhë, ndoshta, që të thyej një rekord në raport me drejtësinë shqiptare, të bëhem i pari zyrtar që akuzohem për shpërdroim detyre sepse kam mbrojtur në bazë të ligjit, aksionet dhe interesin e shtetit...Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë!

Të fundit
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14