Flash News

E-TJERA

Humbi jetën pas shoqërimit në komisariat/ Kanë kaluar mbi 12 orë, Policia e Shtetit ‘hesht’ për 32-vjeçarin

Humbi jetën pas shoqërimit në komisariat/ Kanë kaluar mbi 12

Kanë kaluar mbi 12 orë nga ngjarja, ku 32-vjeçari Laer Kurti humbi jetën pas shoqërimit në komisariat, dhe ende nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Shtetit.

Një reagim pati vetëm Agjensia e Mbikqyrjes Policore mëngjesin e sotëm, por pas lajmeve dhe pretendimeve të familjarëve se e vërtëta nuk është ashtu sikurse e paarqiti AMP, policia vijon të heshtë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23.00. Mbetet për t’u parë se kur do të japë një informacion Policia e Shtetit, qoftë edhe paraprak.

Të fundit