Flash News

E-TJERA

I arrestuar nga DEA për trafik droge, 43-vjeçarit i sekuestrohet pasuria me vlerë mbi 1 mln dollarë në Shqipëri

I arrestuar nga DEA për trafik droge, 43-vjeçarit i sekuestrohet
Ylli Didani

Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e Ylli Didanit, i arrestuar nga DEA amerikane për  ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë. 

Policia njofton se ka vendosur sekuestro mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.200.000 dollarë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e Didanit.

Pasuritë e sekuestruara janë: Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë, një shoqëri sh.p.k dhe 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

43-vjeçar shqiptar u arrestua në mars, ndërsa autoritetet amerikane bën me dije se ai ishte në ndjekje që prej vitit 2015, kur u ngritën dyshime për udhëtimet e tij të shpeshta ndërkombëtare. 

 

Të fundit