Flash News

E-TJERA

I ati e dërgoi të blinte ushqime, si i shpëtoi shpërthimit djali i vogël i familjes Hoxha

I ati e dërgoi të blinte ushqime, si i shpëtoi shpërthimit

Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir, janë viktimat e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi dje në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela.

Të dy ishin duke transportuar me vinç bombolat e oksigjenit në momentin kur ndodhi shpërthimi fatal, i cili i mori jetën në vend Rolandit. Djali i tij 24-vjeçari ndërroi jetë pasi mbërriti në spital për shkak të plagëve të marra.

Por, tragjedia mund të kishte qenë më e madhe, pasi në punë bashkë me të atin dhe të vëllain, ishte edhe djali i vogël i familjes Hoxha.

Mësohet se Rolandi e ka dërguar djalin e vogël për të blerë ushqime që të konsumonin drekën, çka i ka shpëtuar edhe jetën.

Nga shpërthimi u plagosën 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputeti Bujar Çela. Aktualisht, socialisti dhe një prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje të stabilizuar.

 

Të fundit