Flash News

E-TJERA

Atentati i dyfishtë në Vlorë, Hoxha: Shteti nuk është më as spektator, por një agjensi funerale

Atentati i dyfishtë në Vlorë, Hoxha: Shteti nuk është

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas atentatit me dy viktima në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.

Në një postim në Facebook, Hoxha ka rishpërndarë një status të bërë një muaj më parë pas atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës ku u regjistruan tre viktima, mes tyre Brilant Martinaj, kushëriri i Vis Martinajt.

Hoxha shkruan se bilanci i atentateve mafioze është tragjik, ndërsa shton se tashmë shteti nuk është më as spekaktor, por një agjensi funerale.

Postimi i Hoxhës:

Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi uren e Fushe Krujes, shkrova kete status, ..:

Për fat te keq, vetem nje muaj pas, pas atentatit të sotem në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze eshte me shume se tragjik.

Nese në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh nje beteje e pameshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkine drejtuese për te pakten nje dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashte kontrollit….

Ku shteti tashme nuk eshte as spektator, por nje agjensi funerale, qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangoze të zote per te perballuar fluksin e te vdekurve….

Të fundit