Flash News

E-TJERA

Krimi me një viktimë dhe 4 të plagosur në Elbasan, kush është Klement Xhaferri, i shpallur në kërkim nga policia

Krimi me një viktimë dhe 4 të plagosur në Elbasan, kush

Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën, mes tyre një efektive policie mesditën e sotme në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Pak pas ngjarjes, Arbër Papleka, autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, aktivist i PS, u vetëdorëzua dhe deklaroi se kishte qëlluar për vetëmbrojtje.

Po ashtu, lidhur me ngjarjen e rëndë u shpall në kërkim edhe Klement Xhaferri, një emër i njohur për drejtësinë.

Bëhet fjalë për një person kontrovers dhe me shumë dritëhije. Ai u përfshi në një tjetër ngjarje të bujshme disa vite më parë në përplasjen me policinë para tregut Agro-Ushqimor, po në këtë qytet.

Ai ka qenë sipas opozitës edhe si pjesë e incidentit të ndodhur ditën e verës në Elbasan.

Kelmend Ymer Xhaferri ( pseudonimi Kel Çami) ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek tregu ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë”, deklaronte PD në denoncimin e saj një ditë pas kësaj ngjarjeje.

 Pjesë e këtij incidenti ishte edhe Pjerin Xhuvani, i cili mbeti i vrarë në konfliktin e ditës së sotme në Elbasan.


 

Të fundit