Flash News

E-TJERA

Krimi në Kavajë, flasin komshinjtë: Ishin besimtarë, por as Zoti s’do e falë

Krimi në Kavajë, flasin komshinjtë: Ishin besimtarë, por as

Për krimin në Kavajë ku bashkëshorti Bilbil Shirja dogji në makinë gruan Fëllënxa Shirja, kanë folur për mediat fqinjët e tyre. .

Komshinjtë janë shprehur për Balkanweb se ata ishin njerëz familjarë, të rregullt dhe besimtarë, që faleshin rregullisht në xhami. “Takoheshim çdo ditë dhe nuk më kishte shfaqur asnjëherë asnjë lloj problemi”, është shprehur njëri nga fqinjët.

Ndërkohë, dy komshinj të tjerë të çiftit të ndjerë shprehen se “jemi të pikëlluar nga kjo ngjarje. Jemi shokuar për këtë, ne kishim mësuar që kishin 2-3 muaj në proces divorci. E dimë që janë besimtarë, por edhe Zoti nuk ja fal atë që bëri atij njeriu, që dogji gruan në automjet. Për ne si banorë të fshatit është i pajustifikuar veprimi i Bilbili”.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur në një pyll, ku nuk kishte asnjë banesë, ku Bilbil Shirja ka djegur makinën me gruan brenda dhe 10 metra më larg është varur. 

Të fundit