Flash News

E-TJERA

Tërmeti në Marok, Begaj mesazh ngushëllimi: Qëndrojmë pranë popullit maroken

Tërmeti në Marok, Begaj mesazh ngushëllimi: Qëndrojmë

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime n ë emër të Shqipërisë për jetët e humbura në tërmetin me magnitudë 6.8 që goditi mbrëmjen e djeshme Marokun.

Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se Shqipëria qëndron pranë popullit të Marokut dhe i dërgon ngushëllime.

"Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkruan Begaj.

Tërmeti ishte me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter i mori jetën mbi 60 personave, ndërsa .329 mbetën të plagosur.

 

Të fundit