Flash News

E-TJERA

Atentati në Shkodër, dëshmitarja: Iku me vrap disa metra dhe më pas u rrëzua

Atentati në Shkodër, dëshmitarja: Iku me vrap disa metra dhe

Aleksandër Curri është 40-vjeçari që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e “Dollarit” në Shkodër.

40-vjeçari u qëllua me armë zjarri 4 herë nga një person me biçikletë. Një nga dëshmitaret e pranishme në momentin e ngjarjes ka treguar se i plagosuri kishte një plagë në stomak. Ajo ka thënë se autori pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, është larguar menjëherë.

"Pasi u plagos iku me vrap disa metra dhe më pas u rrëzua, unë isha duke lypur dhe kërkova ndihmë për të plagosurin. Nuk e pash autorin ndërsa i plagosuri ndenji disa minuta shtrirë në tokë.

Asnjë nuk po e prekte dhe unë shkova ta ndihmoja, ndërsa i plagosuri problemin e kishte në stomak nga plagët që kishte marrë. Autori pasi shtiu mbi të u largua në rrugica me vrap dhe nuk e pash më", u shpreh dëshmitarja.

Të fundit