Flash News

E-TJERA

“Ikonë e krimit dhe korrupsionit”, Kryeprokurorja e Tiranës i përgjigjet Bashës

“Ikonë e krimit dhe korrupsionit”, Kryeprokurorja e

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha, i cili një ditë më parë në Neës 24, e ka cilësuar atë si “ikonë të krimit dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë shqiptare”.

Për MCN TV, Imeraj e cilëson deklaratën e Bashës fyerje publike, për të cilin ai do të përgjigjet ligjërisht. Imeraj shprehet se Basha është simboli i shpëtimit nga drejtësia me procedurë.

Është reagim i bërë nga një ish-i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë.

Reagimi kaq personal është mungesë fisnikërie. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli.

Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme. Shpifja për shkak detyre, fyerja publike, dhe kanosja për shkak detyre janë vepra penale, për të cilat do të përgjigjeni sipas ligjit”, shprehte Imeraj.

 

Të fundit