Flash News

E-TJERA

Incidenti në Fier, Meta-kandidatëve të LSI: Mos bini pre e provokimeve, do t'i ndjekim këmba-këmbës horrat

 

Incidenti në Fier, Meta-kandidatëve të LSI: Mos bini pre e
Presidenti Ilir Meta

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për incidentin në qytetin e Fierit, ku LSI akuzon bashkinë se po heq banderolat e kësaj force politike, në mënyrë të paligjshme.

Kreu i Shtetit iu ka bërë thirrje kandidatëve të LSI-së në Fier që të mos bien pre e provokimeve të policisë bashkiake.

Ai thotë se ky moment duhet të kapërcehet me qetësi. Ai thekson se e njëjta gjë nuk duhet të ndodhë, nëse cënohen votat, duke paralajmëruar reagim të ashpër.

"Po u prek një votë ditën e votimeve t'i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t'i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma", shkruan Meta në Facebook.

Të fundit