Flash News

E-TJERA

Ish ministri i Jashtëm: Pse Kosova duhet të jetë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’, nuk ecet para me paranoja

Ish ministri i Jashtëm: Pse Kosova duhet të jetë pjesë e

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ish ministër i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka argumentuar pse Kosova duhet të jetë pjesë e nismës ‘Ballkani i Hapur’.

Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Hoxhaj tha se e sheh Ballkanin e Hapur si platformë për faktorizmin e shqiptarëve në rajon.

Ai shton se asnjë vend nuk mund të ecë përpara me paranoja. 

“Unë jam pakicë, shumica është populiste që janë kundër kësaj nisme. Nuk përcaktohet sovraniteti me Ballkanin e Hapur. Nisma nuk është as organizatë, nuk ka as strukturë.  

Sa kam qenë ministër i Jashtëm i Kosovës jemi angazhuar që Kosova të jetë pjesë e cdo nisme në rajon. Kosova kërkon të behet pjesë e Këshillit të Evropës. Kosova ka nënshkruar marrëveshje në SHBA në zyrën e Trump në 2020. Thuhet se Kosova i bashkohet Mini Shengenit.

Vlera e eksporteve serbe në raport me Kosovës është 2%. E shoh Ballkanin e Hapur si platformë për faktorizmin e shqiptarëve në Ballkan.

Shqipëria e Kosova duhet të krijojë mendim, kemin rënë pre e një kurthi të populizmit, e kemi shndërruar në një teme të politikës së brendshme dhe jo rajonale.

Jetojmë ende me paranojë që nuk ekziston. Një vend nuk ecën para me paranoja. Ballkani i Hapur nëse ka debat të shtruar në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Mal të Zi, është në interes të shqiptarëve në rajon. Është temë më shumë e shpikur, që e ka polarizuar jetën politike në Shqipëri”, tha Hoxhaj në ‘Politiko’.

 

Të fundit