Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
“Isha duke u larë me vajzën, skafi erdhi me shpejtësi”, dëshmia e babait të 7-vjeçares para gjykatës
Bledar Avdia, babai i Jonada Avdias 7-vjeçares që humbi jetën tragjikisht në Himarë, ka deklaruar para togave të zeza në Gjykatën e Vlorës momentet e fundit me vajzën e tij.
Babai i 7-vjeçares ka deklaruar se ka qenë pranë bregut duke u larë me vajzën e tij në momentin kur skafi ka kaluar me shpejtësi në drejtim të tyre. Sipas Bledar Avdias, Arjan Tase ka lëvizur në drejtim të tyre dhe ka ndarë Bledarin nga vajza e tij.
Sipas babait, Jonada është goditur nga skafi duke ia dëmtuar plotësisht në të gjithë trupin.
“Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën. Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg”, mësohet të ketë thënë babai i 7-vjeçares.