Flash News

E-TJERA

Ishulli i Sazanit ende nën flakë, Ministria e Mbrojtjes: Paraqesin rrezik municionet e pashpërthyera

Ishulli i Sazanit ende nën flakë, Ministria e Mbrojtjes: Paraqesin

Vatra e zjarrit në Ishullin e Sazanit në vendin e quajtur “Plazhi i Gjeneralit”, vijon të mbetet aktive. Rreth 61 efektivë të Forcave Detare dhe Tokësore ndodhen në terren për të neutralizuar zjarrin.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, terreni dhe bimësia po e bëjnë më të vështirë fikjen e zjarrit duke theksuar se si zonë e ish-repartit ushtarak, paraqesin rrezikshmëri municionet e pashpërthyera.

“Si pasojë e riaktivizimit të vatrës së zjarrit në zonën jugore të ishullit të Sazanit, që prej mesditës së të dielës, 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar për shuarjen e flakëve në ishull.
Terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar tej mase ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që si një ish-repart ushtarak, rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera.
Trupat në terren vazhdojnë përpjekjet edhe gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që janë marrë masa për zëvendësimin dhe shtimin e tyre”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Të fundit