Flash News

E-TJERA

Italia e kërkon si anëtar të grupit “Los Blancos”, lirohet nga burgu Eldi Dizdari në Dubai

Italia e kërkon si anëtar të grupit “Los Blancos”,

Denis Matoshi i njohur ndryshe si Eldi Dizdari është liruar nga burgu, ku vuante një dënim për në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë për “Ora News”, i kërkuari nga drejtësia Italiane, për trafik droge dhe njeriu i ndyshuar për një ngjarje kriminale në Shqipëri, ka përfunduar dënimin në shtetin islamik.

Mësohet se Dizdari fillimisht u ndalua pas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritet italiane, si njëri nga anëtarët e tjerë të grupit shqiptar “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Por teksa, Dizdari mbahej në burg mësohet se atij dy vite më parë i është komunikuar një tjetër urdhër ndalimi, këtë herë nga vetë drejtësia e Dubait. Pasi dyshohej se përmes veprimeve korruptive tek gardianët, kishte arritur të fuste brenda në qeli, një aparat telefonik.

Ndërsa pak kohë më parë shqiptari i skeduar në veprimtarinë e trafikut të kokainës dhe në masakrën e ish-bllokut të 4 Tetorit 2018, ka përfunduar dënimin dhe liruar nga burgu.

Tashmë mbetet e paqartë nëse autoritet italiane do vijojnë të kërkojnë esktradimin e Dizdarit në Firence, aty ku një pjesë e grupit të kokainës pak kohë më parë morën dënime nga gjykata.

Sakaq, Dizdari nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ai ka qenë shpesh në qendër qendër të mediave rozë për shkak të bashkëshortes së tij, ish-missit Suada Sherifi.

Dizdari njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para më shumë se një viti në Durrës.

Të fundit