Flash News

E-TJERA

“E përfshirë në procedurën e koncesionit”/ Debat tek ‘Inceneratorët’, Felaj: Nuk ekziston; Tabaku: Veten paç në qafë

“E përfshirë në procedurën e koncesionit”/ Debat

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ka sjellë ‘përplasjen’ e maxhorancës dhe opozitës për procedurën e koncesionit për inceneratorin e Tiranës.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku pohoi se deputetja dhe nënkryetarja e këtij komisioni, Ermonela Felaj, ishte përfshirë në procedurën e firmosje së kontratës koncesionare, çka bënte sipas saj të ishte në konflikt interesi.

Felaj replikoi duke u shprehur se nuk kishte asnjë pikë që të konkludonte në konflikt interesi dhe se fillimisht ‘akuzat’ Tabaku duhej t’ia drejtonte vetes si kallëzuese dhe pjesë e hetimeve.

Debati Tabaku-Felaj

Jorida Tabaku: Dua t’i kërkoj të pranishmëve këtu nëse ndonjëri nga të pranishmit e opozitës ose të maxhorancës ka konflikt interesi në çështjen e inceneratorit të Tiranës? Në qoftë se dikush nga të pranishmit këtu ka një konflikt interesi, është përfshirë në vendimmarrje për inceneratorin e Tiranës unë do t’i kërkoj që të mos marrë pjesë në diskutime ashtu siç e kërkon ligji për konfliktin e interesit. T’i deklarojmë konfliktet e interesit që në fillim të mbledhjes”, tha Tabaku.

Ermonela Felaj: Nuk e di çfarë kuptoni ju me konflikt interesi në fakt?

Jorida Tabaku: A jeni përfshirë në vendimmarrje ju?

Ermonela Felaj: Në rastin konkret, se ju jeni kallëzuese dhe po hetoni. Dini ndonjë rast ku ai që kallëzon edhe heton edhe jep vendimin e dënimit? Ma thoni! Nëse nuk është ky konflikt interesi, atëherë gjejeni tjetër kund.

Jorida Tabaku: Konflikti i interesit është a ka ndonjëri nga ne të përfshirë në vendimmarrjen e inceneratorit të Tiranës?

Ermonela Felaj: Përpara se të  ma drejtosh mua këtë pyetje duhet t’ia drejtoni vetes sepse keni bërë kallëzim për këtë çështje.  Kështu që konflikti i interesit në këtë çast ashtu siç e kuptoni ju nuk ekziston.

Jorida Tabaku: Sjell edhe një herë në vëmendje konfliktin e interesit një shkresë të znj. Ermonela Felaj të përfshirë në procedurën e koncesionit të Tiranës që ka qenë miratuese e një prej fazave. Për këtë arsye dua që të jemi të gjithë të qartë që askush nuk ka pasur vendimmarrje në inceneratorin e Tiranës. Është një lloj konflikti tjetër interesi nga ai i kallëzuesit. Ne nuk kemi qenë palë në procesin e miratimit dhe dhënies me koncesion. Dhe ky është një shqetësim i drejtë. Kush është jurist besoj se duhet ta kuptojë më mirë se në që jemi thjesht ligjvënës dhe nuk jemi profesion jurist dhe besoj se është një kërkesë e drejtë sipas ligjit.

Jorida Tabaku: Ju gjykoni se jeni në rregull?

Ermonela Felaj (heshtje)

Jorida Tabaku: Ok! Po të isha juriste nuk do kisha folur, se ka konflikt interesi, E rëndësime të mos i bëjmë avokati vjedhje. Do të flisni?

Ermonela Felaj: Po              

JoridaTabaku: Veten paç në qafë

Ermonela Felaj: S’ka nevojë që të më bëni mua moral, dhe të kërkoni e guxoni e të interpretoni ligjin.

Të fundit