Flash News

E-TJERA

Karantina për emigrantët, "Administrativja" shpall mos-kompetencë për kërkesën e LSI-së

Karantina për emigrantët, "Administrativja" shpall
Foto ilustruese

Gjykata Administrative ka shpallur mos-kompetencë për ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që lidhet me heqjen e karantinës për qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Gjykata Administrative ka lënë në fuqi vendimin e  Komitetit Teknik të Ekspertëve. Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi tre ditë më parë në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy javore për personat, që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas LSI-së, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën. Gjithashtu shtoi se është mohuar e drejta kushtetuese e zgjedhësve shqiptarë me banim në Greqi dhe MV.

 

Të fundit