Flash News

E-TJERA

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në Tiranë

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

"Politiko.al", sjell këndin e kulturës, ku informon qytetarët për aktivitet artistike që do të organizohen në Tiranë në fundjave dhe përgjatë javës së ardhshme.

Ditën e sotme në universitetin e arteve do të gjeni shfaqjen  “Xhoni dhe Xhoi” një reflektim mbi ndarjen e botës midis atyre që kanë dhe atyre që dëshirojnë.

Protagonistët janë dy shpirtra të varfër që ne i shohim gjithmonë të ulur në një tavolinë kafeje, me problemin e përhershëm se si të paguajnë pijet e tyre derisa, në historinë e tyre, hyn një biletë lotarie.

“Xhoni dhe Xhoi, dy protagonistët e shfaqjes janë të burgosur në një “vend”, një bar surreal me tavolina dhe karrige në natyrë. Ata bien në konflikt për zotërimin e një lotarie të fituar. 

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Ditën e nesërve të Teatrin Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", ora: 18:00, do të vihet në skendë shaqja "Ikja".

 Sipas materialit shpjegues mbi “Ikjen” të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, shfaqja është një eksperiment, me elemente nga disa zhanre teatrore si: teatri post modern, teatri politik, kontemporan, performanca dhe pantomima, herë- herë edhe dialogu absurd.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Nga data 14-16, tek "Piramida" do të gjeni Premierën e ‘Unë dua një vend’. (I Want a country) është një vepër e autorit dramatik kontemporan Floruakis Andreas, i cili është i njohur në Shqipëri me veprën ‘Burka e Medeas’.

Ky autor tashmë i suksesshëm në arenën ndërkombëtare është një nga zërat më inovativë në skenën teatrale greke dhe pjesë e një brezi të ri të dramaturgëve.

Flourakis ka marrë pjesë në Rezidencën Ndërkombëtare të Royal Court në vitin 2001 dhe ka shërbyer si profesor i ftuar në dramaturgji në Universitetin e Kansas, si dhe në disa institucione në Greqi.

Deri me datë 15 në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”, do të gjeni ekspozitën, "DIKTATURA NË PËRDITSHMËRI: OBJEKTE QË RRËFEJNË”.

 Ekspozitë me objekte dhe rrëfime, në bashkëpunim me Arkivin Qendror të Shtetit, mbështetur nga Balkan Museum Network.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

 

 

 

Të fundit