Flash News

E-TJERA

“Kisha borxhe", zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë

“Kisha borxhe", zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes
Bardhyl Fusha

Zbardhet dëshmia e Bardhyl Fushë në polici pas arrestimit, 58-vjeçarit i cili paraditen e sotme tentoi të grabisë me armë një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Ai ka deklaruar se ka qenë i 'zhytur' në borxhe dhe për shkak të vështirësive financiare, sot ka tentuar të grabisë një bankë. 

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, ka deklaruarai para hetuesve.

Ngjarja ndodhi në orët e paradites, kur 58-vjeçari hyri në ambientet e bankës i armatosur me dy kallashnikovë. Për të frikësuar punonjësit dhe klientët, ai qëlloi një herë në dysheme, duke shkaktuar panik në ambientet e brendshme.

Pas njoftimit, forcat e Policisë ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur kapjen e autorit në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me një shumë parash. 58-vjeçari u shoqërua në komisariat, ndërsa u sekuestruan armët e zjarrit dhe paratë.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

 

Të fundit