Flash News

E-TJERA

Kokaina në Durrës/ Dalin fotot e dy administratorëve të firmës, arrestohet njëri, tjetri shpallet në kërkim

Kokaina në Durrës/ Dalin fotot e dy administratorëve të

Kanë dalë fotot e dy administratorëve të kompanisë "Masabi Fruits" me qendër në Kombinat, Tiranë, ku pritej të zbarkonte kontejneri me 200 pakot me kokainë që ishin nisur nga Ekuadori.

Administratorë dhe ortakë të kësaj firme dalin dy persona, Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku. Ky i fundit është arrestuar nga policia, teksa ka shkuar për të tërhequr kontejnerin në portin e Durrësit, ndërsa Erjon Peti mësohet se është shpallur në kërkim.

Kokaina në Durrës/ Dalin fotot e dy administratorëve të

Administratori Erjon Peti deklaroi për "News24" se s'ka lidhje me kokainë e kapur në kontejnerin e kompanisë që menaxhon dhe shprehet se s'ka patur ndonjëherë probleme më parë. Mësohet se kontenjeri kishte disa ditë që qendronte në portin e Durrësit.

Kokaina ishte e ndarë në 200 pako dhe ishte fshehur në dyshemenë dhe tavanin e modifikuar të kontejnerit. Në disa prej pakove kishte mbishkrime si  ‘El Mejor” (më e mira) dhe ‘Viejon’ (i moshuar). Ndërkohë në një pako ishte stampuar edhe imazhi i “mbretit” të drogës Pablo Escobar. Ende nuk ka asnjë njoftim nga autoritetet lidhur me këtë ngjarje. Hetimet po kryhen nga prokuroria e Durrësit.

Të fundit