Flash News

E-TJERA

Komiteti i Ekspertëve njofton masat e reja: Karantinë dy javore për qytetarët që vijnë nga MV dhe Greqia

Komiteti i Ekspertëve njofton masat e reja: Karantinë dy javore
Komiteti Teknik i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri një analizë të situatës me Covid-19 në vendin tonë. Në një konferencë për mediat, zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se situata është përmirësuar ndjeshëm.  

Duke theksuar se situata në rajon është përkeqësuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që qytetarët që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia t'i nënshtrohen një karantine dy javore.

Kjo masë hyn në fuqi nesër dhe do të zgjasë deri më 3 maj. Një tjetër vendim që komunikuan ekspertët, ishte kthimi i nxënësëve të gjimnazit në shkolla. Përpos maturantëve edhe ata të viteve të para dhe të dyta do të kthehen në klasa.

"Ajo që vihet re në Rajon situata paraqitet ndryshe, ndryshe nga vendi ynë, në fqinjët tanë, në Maqedoninë e Veriut numri rasteve janë shtuar, por edhe i jetëve të humbura, e kjo duket në grafikët e paraqitura. Mos respektimi nga subjektet elektorale mund të ndikojë në rritjen e rasteve.

Festa e Pashkëve do të sjellë edhe ardhje nga vendet e tjera. Kujtojmë se vitin e kaluar, në Pashkë u rritën rastet, dhe numri i jetëve. Nga dita e nesërme qëndrimi në karantinë 2 javore për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri më 3 maj. Nxënësit e viteve të parë dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë”, tha Rakacolli.

Ndërkohë, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se indikatorët janë në përmirësim, duke theksuar se numri i thirrjeve ka rënë. Ai u shpreh se janë shtuar thirrjet telefonike nga qytetarë, të cilët kërkojnë informacion pas bërjes së vaksinës.

Të fundit