Flash News

E-TJERA

KPA shkarkon prokurorin e Dibrës Urim Buci

KPA shkarkon prokurorin e Dibrës Urim Buci

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Dibrës, Urim Buci

Buci u emërua në krye të detyrës në prill të vitit 2023 ku u zgjodh me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendim i ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit bazuar në një rekomandim të Operacionit Ndrëkombëtar të Monitorimit.

Komisionerja Publike, Irena Nino, ka qenë ajo që ka parashtruar argumentet e saj për mungesë të burimeve financiare të Bucit në ndërtimin e një shtëpie tre kate dhe me papafingo së bashku me të vëllanë dhe kunatin, si dhe për konflikt interesi në lidhjen e një kontrate qiradhënie me Bashkinë Kamëz, duke kërkuar kështu shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi.

Të fundit