Flash News

E-TJERA

Kundër punësimit të detyruar, studentët e mjekësisë u rikthehen protestave

Kundër punësimit të detyruar, studentët e

Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar se do t’u rikthehen protestave.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një njoftim i tyre të cilët njoftojnë se do të organizohen në 2 tetor.

Kundër punësimit të detyruar, studentët e

Ata kanë protestuar edhe më herët pasi kërkojnë anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve,  ose në të kundërt të paguajnë një tarifë të kripur shkollimi.

Shqipëria vuan prej gati një dekade largimin masiv të bluzave të bardha jashtë vendit, kryesisht drejt Gjermanisë, por edhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Qeveria shqiptare e injoroi fillimisht problemin, por gjatë vitit të fundit, kryeministri Edi Rama hodhi për konsum publik një plan të ngjashëm me propozimin e rektoratit të Mjekësisë.

Të fundit