Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Kur Sadushi në libër ‘flet’ të vërtetën dhe në jetë ‘shtrydh’ ligjet

Gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzojë padinë e bërë nga deputetët e opozitës sa i përket interpretimit të Nenit 73 të Kushtetutës në lidhje me masat e marra nga SPAK ndaj kreut të opozitës Sali Berishës.
Deputetët e opozitës u shprehën se masat e marra “detyrim paraqitje” dhe “pengim për të dalë nga vendi”, janë antikushtetuese, pasi SPAK nuk ka marrë më parë autorizim nga Kuvendi.
Ndërkaq Gjykata Kushtetuese në përgjigje ka thënë se: “ Kurse bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, Gjykata vendos për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, e cila në rastin konkret pretendohet se është midis Kuvendit nga njëra anë dhe SPAK dhe GJKKO nga ana tjetër.
Kushtetuta ka mirëpërcaktuar rastet kur grupeve të deputetëve, u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim, një e pesta e deputetëve dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme që nuk mund të barazohen me njëri-tjetrin.
Për rrjedhojë, kërkuesi, grupi i deputetëve nuk legjitimohet t'i drejtohet Gjykatës pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton t'i jetë marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë. Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që ai është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit.”
Por çfarë shkruan në librin e tij “Drejtësia Kushtetuese në zhvillim”, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi?

“Në vendimin nr. 212, datë 29.10.2002 për pretendimin e subjektit të interesuar për të mos e legjitimuar Kryeministrin në gjykimin e kontrollit të kushtetutshmërisë së normës, por vetëm presidentin dhe deputetët si "të vetmit pjesëmarrës në procesin e emërimit e të shkarkimit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit", Gjykata Kushtetuese thekson se sipas përmbajtjes së nenit 134 të Kushtetutës, "Kryeministri, ashtu si edhe Presidenti, një e pesta e deputetëve etj., mund ta vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht nëse akti që ai kërkon të shfuqizohet ka ose jo lidhje me veprimtarinë e tij”, thuhet ndër të tjerash në ligjet që ka kopsitur në librin e tij Sadushi.
Ky është momenti ku libri dhe veprimi jashtë librit përplasen fuqishëm, pasi sikurse shkruhet 1/5 e Deputetëve ka mundësi të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
“2. Legjitimimi i pakushtëzuar i subjekteve, që nisin një gjykim kushtetues
Për ushtrimin e të drejtës së vënies në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese, neni 134 i Kushtetutës u ka njohur disa prej organeve të larta shtetërore një pozicion të privilegjuar në raport me të tjerët, pa qenë i nevojshëm vërtetimi i ekzistencës së interesit për çështjen në shqyrtim.
Kushtetuta ka pranuar se interesi i bartësve të funksionit publik, që iu është njohur Presidentit të Republikës 20, Kryeministrit, një të pestës së deputetëve dhe Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit 23, me qëllim mbrojtjen e sistemit normativ dhe parimet shtetformuese ⚫si konstitucionalizmi, shteti i së drejtës, demokracia, dinjiteti njerëzor, barazia sociale etj. nuk mund të kushtëzohet.
Proceset kushtetuese që kanë për iniciues katër subjektet e sipërcituara synojnë të mbrojnë objektivisht "jetën e shtetit dhe të së drejtës dhe jo aspekte subjektive private. Për këtë arsye, kjo formë quhet ndryshe dhe kontroll objektiv i kushtetutshmërisë.
Këto subjekte përjashtohen nga detyrimi për të provuar ekzistencën e interesit përpara Gjykatës Kushtetuese, për shkak se Kushtetuta e prezumon interesin e tyre, duke i konsideruar ata përfaqësues të interesave të larta të funksionimit të shtetit dhe të mbrojtjes së interesit publik. Prandaj ndërhyrja e këtyre subjekteve në këtë proces është në të mirë të kushtetutshmërisë dhe nuk i nënshtrohet ndonjë kriteri kufizues. Ato mund të venë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për të gjitha çështjet që përfshihen në juridiksionin e saj, si për kontrollin ex post facto, ashtu edhe për kontrollin ex ante, pa iu nënshtruar ndonjë kufizimi.
Në jo pak vendime të saj Gjykata Kushtetuese ka vënë theksin, se e drejta për të vënë në lëvizje procedurën e kontrollit abstrakt të kushtetutshmërisë së normës, “për arsye të një interesi publik, qoftë dhe pa pasur një interes konkret subjektiv",26 u përket vetëm subjekteve të parashikuara nga neni 134, pika 1, shkronjat "a", "b", "c" dhe "ç”, të Kushtetutës, "pasi ky kontroll nuk ushtrohet në lidhje me një të drejtë subjektive të individit, por për një ballafaqim ndërmjet akteve normative me Kushtetutën."
Në vendimin nr. 212, datë 29.10.2002 për pretendimin e subjektit të interesuar për të mos e legjitimuar Kryeministrin në gjykimin e kontrollit të kushtetutshmërisë së normës, por vetëm presidentin dhe deputetët si "të vetmit pjesëmarrës në procesin e emërimit e të shkarkimit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit", Gjykata Kushtetuese thekson se sipas përmbajtjes së nenit 134 të Kushtetutës, "Kryeministri, ashtu si edhe Presidenti, një e pesta e deputetëve etj., mund ta vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht nëse akti që ai kërkon të shfuqizohet ka ose jo lidhje me veprimtarinë e tij.
Duke bërë dallimin ndërmjet një prej subjekteve që përfshiher në shkronjën “ç" të nenit 134, të Kushtetutës dhe subjekteve t tjera, të cilat duhet të vërtetojnë interesin e tyre, në një tjetë vendim, Gjykata Kushtetuese nënvizon se , ndërsa "Avokati Popullit paraqitet si kërkues vetëm për mbrojtjen e interesave tij në bazë të shkronjës "dh" të pikave 1 dhe 2, të nenit 134”


Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen një ditë para se Kuvendi të votojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ashpërsimin e masave ndaj Berishës në arrest shtëpie ose arrest me burg, nga masa e mëparshme detyrim paraqitje, të cilën ai nuk e zbatoi, duke e quajtur si antikushtetuese.
Në seancën e nesërme të Kuvendit janë njoftuar sërish protesta nga deputetë e mbështetës të zotit Berisha.
Berisha ka deklaruar se vendimi i tetorit i GJKKO-së dhe SPAK-u për masa arresti ndaj tij pa autorizimin e Kuvendit është antikushtetues dhe një sulm politik ndaj tij dhe opozitës.
Ai tha dje se do të këshillohej me avokatë e juristë, po theksoi po ashtu se edhe vendimi i të hënës në Këshillin e Imunitetit dhe mandateve për të kërkuar forcimin e masave të sigurisë përmes Kuvendit është një vazhdim e veprimeve antikushtetuese.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
