Flash News

E-TJERA

Kush do ta pasojë Altin Dumanin? Zgjidhet sot kreu i ri i SPAK, 4 kandidatë në garë

Kush do ta pasojë Altin Dumanin? Zgjidhet sot kreu i ri i SPAK, 4

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë sot kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, i cili do të pasojë Altin Dumanin. Në garë janë 4 kandidatë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj.

Seanca pritet të nisë në orën 09:00. Të pranishëm në tryezë do të jenë përfaqësues nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice, Programi OPDAT dhe diplomatët e huaj.

Një ditë më parë ndërkombëtarët dhanë mesazhe të qarta sa i përket procesit të votimi dhe zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato kërkoi nga KLP zgjedhjen e një personi të pavarur në krye të SPAK.

“Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së”, thuhej në njoftim.

Ambasada britanike në Tiranë bëri thirrje për një proces transparent, të drejtë dhe të lirë.

“Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente”, deklaroi ambasada britanike në reagim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ritheksuan mbështetjen e palëkundur të SHBA për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit në vend, duke nënvizuar rrjetet kriminale që Shqipëria duhet të godasë.

Të fundit