Flash News

E-TJERA

Kuvend, miratohet Eurobondi 700 mln euro, buxheti faktik dhe ngritja e komisionit hetimor për inceneratorët

Kuvend, miratohet Eurobondi 700 mln euro, buxheti faktik dhe ngritja e

Pas dhjetë orësh diskutime, Kuvendi ka miratuar të gjitha projektligjet e parashikuara në rend të ditës.

Kështu, Kuvendi miratoi me 78 vota pro, katër kundër dhe 33 abstenim Eurobondin me vlerë 700 mln euro.

Projektligj "Për eurobondin, do të emëtohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dore nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë"

Eurobond pritet të merret në fillim të muajit nëntor dhe do të merret në nëntor dhe do të përdoret në disa sektorë dhe për të larë borxhin publik.

Ky borxh do të shlyhet nga 7 deri në 10 vite dhe do të përdoret për disa sektorë. Ky është eurobondi i 5 që vendi do të marrë, ndërsa eurobondi i fundit u emetua në qershor të vitit 2020, në vlerën e 650 milionë eurove.

Po ashtu, në kuvend u miratua me 78 vota pro, 3 kundër dhe 36 abstenim borxhi nga BERZH me vlerë 70 mln €, me 117 vota pro komisioni hetimor për inceneratorët. Kryetare e komisionit u zgjodh Jorida Tabaku, zëvendës kryetare Ermonela Felaj.

U miratua edhe projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier” me 117 vota kundër asnjë, abstenim 1.

 

 

 

Të fundit