Flash News

E-TJERA

“Lamtumirë Mirush!”, politika reagon për ndarjen nga jeta të aktorit Kabashi

“Lamtumirë Mirush!”, politika reagon për ndarjen nga jeta

Artisti i madh, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë sot në moshën 75-vjeçare.

Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit, e ka njoftuar familja e tij në një njoftim në Facebook-un zyrtar të aktorit.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Reagon politika: Lamtumirë Mirush!

Pak pas publikimit të lajmit, reagimet për vdekjen e aktorit Kabashi kanë qenë rë shumta.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur, Mirush Kabashit. Begaj shkruan Kabushi ngriti peshë sallat kudo performoi.

“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi”, shkruan Begaj.

“Lamtumirë Mirush!”, politika reagon për ndarjen nga jeta

“Lamtumirë Mirush”, shkruan Rama.

“Lamtumirë Mirush!”, politika reagon për ndarjen nga jeta

“Pikëllim të madh për largimin në amshim të “Nderit të Kombit”, Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

Interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt!

Ngushëllimet më të ndjera për familjen!”, shkruan Ilir Meta, kreu i PL.

“Lamtumirë Mirush!”, politika reagon për ndarjen nga jeta

Të fundit