Flash News

E-TJERA

“Lart më lart o shokë flamujt e kongresit”/ Meta: Kryeministri i krimit, s'mund të jetë i arsimit

“Lart më lart o shokë flamujt e kongresit”/ Meta:

Kryetari i Partisë së Lirisë thotë se qeveria ka dështuar me arsimin, duke theksuar se kjo nuk mund të fshihet më. Sipas Ilir Metës, Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Duke shkruar ‘lart më lart o shokë flamujt e kongresit’, Meta ironizon edhe Kongresin per arsimin që po zhvillon qeveria.

Ai hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke nënvizuar se nuk mund të jetë i krimit dhe arsimit.

“Me ‘lart më lart o shokë flamujt e kongresit’, nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit. Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës.

Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës. Kryeministri i krimit s'mund të jetë i arsimit”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Ish-presidenti thotë se për t’i dhënë fund këtij realiteti, qytetarët duhet t’i bashkohen protestës së nesërme.

“Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t'i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00”, shton ai.

Të fundit