Flash News

E-TJERA

“Lefter Koka duhej të ishte në burg”, Meta: Djali i tij me pistoletë pa leje terrorizon vajzat e gratë për votë

“Lefter Koka duhej të ishte në burg”, Meta: Djali i tij

Presidenti Ilir Meta në dalje për median hodhi akuza për tre banda që sipas tij blejnë vota për llogari të kryeministrit Rama në qarkun e Durrësit. Sipas tij bandat janë; banda e Vangjush Dakos, Ardi Çelës dhe Lefter Kokës.

Kreu i shtetit tha se djali i Lefter Kokës del me pistoletë dhe terrorizon qytetarët që të mos votojnë LSI-në, me porosi të Edi Ramës. Ai  u shpreh se Lefter Koka sot duhej të ishte në burg, por “SPAK-u nuk ka pasur shumë kohë” që rë merrej me ta.

“Dy banda të njohura Vangjush Dako që ble vota, Ard Çela i OSHEE-së që ble vota, dhe i treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka, por SPAK-u nuk ka pasur shumë kohë. Me djalin e tij edhe me bandën e tij që terrorizojnë vajzat, gratë, edhe të gjithë njerëzit e ndershëm të Durrësit që të mos votojnë për LSI-së që e bëri ministër atë, edhe këta ndenjën 8 vite pa punë kur ai ishte ministër, edhe mbajtën mbi supe të gjithë baltën e korrupsionit të Lefter Kokës dhe rrugaçërive të djalit të tij. Që del edhe me pistoletë pa leje edhe vete shtëpi më shpi, bashkë me policë dhe persona në kërkim, e të liruar nga burgu për të blerë vota me porosi të  Edi Ramës”, tha Meta.

 

Të fundit