Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Burgosi Salianjin/ Iliba Bezati, zgjidhet zëvendëskryetare e Gjykatës së Apelit
Është zgjedhur sot Zëvendëskryetari i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat bëhet me dije se në këtë post është zgjedhur Iliba Bezati.
Bezati është kunata e Pamela Qirkos, kryetarja e shkallës së parë të vetingut (KPK-së), teksa kjo e fundit është motra e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Ky “shpërblim” për Bezatin vjen pas vendimit të marrë më 26 shtator, pasi ishte një prej tre anëtarëve në trupën gjykuese të Apelit që dënoi me 1 vit burgim Ervin Salianjin për shkak se denoncoi Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Njoftimi:
Sot në datë 10.01.2025, u thirr Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me rend dite zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj gjykate.
Gjyqtarët që kandiduan për t’u zgjedhur në funksionin e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Apelit e të Juridiksionit të Përgjithshëm, ishin:
– Gjyqtare, znj. Iliba Bezati
– Gjyqtar, z. Fatri Islamaj
Gjyqtarët e panishëm në mbledhje dhe që votuan, ishin znj. Valdete Hoxha, z. Fuat Vjerdha (on linë), znj. Miranda Andoni, znj. Irena Brahimi, z. Astrit Kalaja, znj. Elona Toro, znj. Valbona Vata, z. Qemal Zaimi, znj. Iliba Bezati, z. Genti Shala, znj. Edlira Petri, z. Fatri Islamaj, znj. Lutfije Celami, znj .Brikena Ukperaj, znj. Marsela Pepi, znj. Irida Kacerja, znj. Alma Ahmeti, znj. Alma Kolgjoka, znj. Ornela Naqellari, znj. Marsela Dervishi, z. Genti Dokollari, z. Dritan Hasani, znj. Enkela Vlora, znj. Anila Karanxha, znj Arta Duka, znj. Elona Mihali, z. Sokol Pina dhe znj. Diamela Goxhaj.
Në përfundim të votimit, me 18 vota pro, u shpall fituese e kësaj gare znj. Iliba Bezati, e cila do të ushtrojë detyrën e Zëvendëskryetares për një mandat tre vjeçar.
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM