Flash News

E-TJERA

Lidhja me masakrën e Fushë Krujës, kush është Fatjon Murati që u kap dje me Endrit Doklen

Lidhja me masakrën e Fushë Krujës, kush është Fatjon

Fatjon Murati u kap ditën e djeshme, teksa ishte në shoqërinë e Endrit Dokles. Ndërsa ky i fundit u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje.

Kush është Fatjon Murati? Ai është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Emri i tij ka dalë edhe në masakrën e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Murati u kërkua nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje. Megjithatë edhe pse do merrej në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, Murati u arrestua sepse akuzohej për armëmbajtje pa leje.

Bëhet fjalë për operacionin "Ruger", i cili u finalizua më korrik të këtij viti, ku u shkatërruan dy depo armësh në Tiranë dhe ranë në pranga Kristian Gjini dhe Franceska Kolgjegja. Dyshohet se armët janë përdorur në ngjarje kriminale.

 

Të fundit