Flash News

E-TJERA

Shoqërohet në polici Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit

Shoqërohet në polici Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës

Është shoqëruar në polici Endrit Dokle. Sipas informacioneve paraprake, Dokle është shoqëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

 

Dyshohet që Dokle të ketë qenë duke lëvizur me një person i cili ishte shpallur në kërkim.

 

Aktualisht Diokle është duke u marrë në pyetje, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i personit të cilin ai shoqëronte. Kujtojmë që Dokle u dënua më parë me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera si anëtar i bandës së Durrësit.

 

Emri i Dokles u shfaq në skenë pas deshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ky i fundit deklaroi se Ervis Martinaj i ka dhënë 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles, por Dumani ka deklaruar se nuk ka dashur ta kryej.

 

Të fundit