Flash News

E-TJERA

“Makina që shikoni atje ka karta identiteti dhe para”, Bardhi nga vendi i krimit në Elbasan: Trupin e shihni vetë

“Makina që shikoni atje ka karta identiteti dhe para”, Bardhi

I pranishëm në vendin e krimit në Elbasan ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani ishte dhe drejtuesi politik i qarkut për PD-në, Gazment Bardhi. Kjo për shkak se vrasja ndodhi shumjë pranë zyrave të PD-së.

Bardhi është shprehur para medias se makina që ndodhej pranë vendngjarjes së krimit, ka para dhe karta identiteti, që dyshohej se po shpërndaheshin për fushatë.

Bardhi tha për mediat se nuk ka shumë informacion sesi ndodhi ngjarja, por thotë se makina është e shtabit elektoral të Taulant Ballës.

Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenonteve te krimti te organizuar dhe trupin e shihni vete atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtetët i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi para medias.

Kujtojmë që autori i vrasjes Arber Papleka është mbështetës i PD-së. Ai ka deklaruar në polici se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se ka patur shkëmbim me armë zjarri por nuk dihen detaje të tjera.

“Makina që shikoni atje ka karta identiteti dhe para”, Bardhi

Të fundit