Flash News

E-TJERA

Maliq-Gramsh me shembje dhe çarje të mëdha, rrezikohet aksi alternativ drejt Korçës

Maliq-Gramsh me shembje dhe çarje të mëdha, rrezikohet aksi

Pas bllokimit total të aksit rrugor Librazhd-Pogradec, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka orientuar drejtuesit e automjeteve drejt aksit Maliq–Lozhanë–Moglicë–Gramsh.

Fill pas njoftimit, është vënë re një fluks i shtuar automjetesh që udhëtojnë drejt Tiranës. Mirëpo, edhe pse ARRSH e ofroi si rrugë alternative, ky ask ka pësuar dëmtime serioze, çka vështirëson lëvizjen e automjeteve.

Rruga ka pësuar çarje të cilat me kalimin e ditëve janë amortizuar gjithnjë e më shumë. Qarkullimi i automjeteve në këtë aks vendos në pikepyetje sigurinë e qytetarëve dhe aksin e vetëm alternativ nga Tirana drejt Korçës dhe anasjelltas.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në terren për të menaxhuar situatën dhe për të orientuar qytetarët, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë sinjalistikën dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre.

 

Të fundit