Flash News

E-TJERA

Masakra me 6 të vrarë në Greqi, viktimat nuk janë shqiptarë; si "u ngatërrua" policia

Masakra me 6 të vrarë në Greqi, viktimat nuk janë

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e djeshme Athinën, ku të shtënat me armë zjarri i morën jetën 6 personave në një atentat, autorët e të cilit ende nuk janë identifikuar. Viktimat e atentatit fillimisht u raportua se ishin shtetas shqiptarë.

Mediat greke raportojnë se nga hetimet e policisë është provuar se 6 viktimat janë shtetas turq me origjinë kurde. Sipas informacioneve, viktimat posedonin kartat e identitetit franceze. Policia arriti në përfundimin se ishin shqiptarë pasi brenda mjetit u gjetën dhe disa pasaporta shqiptare, që mendohet se kanë qenë false.

Ddyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh mes grupeve kriminale.

Sulmi ndodhi rreth orës 18:30 të së hënës, në rrugën Acropoleos në Artemisa. Makina e markës Ford brenda së cilës ndodheshin viktimat u zu në pritë nga autorët. Ata kanë qëlluar me një pistoletë të kalibrit 9 mm.

Pesë nga gjashtë viktimat u gjetën të vdekur brenda makinës, ndërsa tjetri u gjet e pajetë jashtë saj. Makina kishte targa false gjermane.

Dyshohet se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makine të zezë dhe një motoçikletë.

Të fundit