Flash News

E-TJERA

Masat mbeten në fuqi, konfirmohet varianti britanik; Çfarë thanë ekspertët për situatën me Covid-19: 3500 fëmijë të infektuar

Masat mbeten në fuqi, konfirmohet varianti britanik; Çfarë
Komiteti Teknik i Ekspertëve

Në mbledhjen e kësaj të enjteje Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi ekzistencën e variantit britanik të Covid-19 në Shqipëri.

Gjithashtu njoftuan se nuk do të ketë ndryshim të masave. Kufizimet aktuale në kuadër të pandemisë janë:

-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00-6:00, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune
-Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve në këtë fashë orari
-Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë mësimin online
-Universitetet vijojnë online
-Pezullim i fluturimeve me Britaninë e Madhe

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi anëtarët tre anëtarët e rinj të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Dy prej tyre do të zëvëndësojnë shefen e Infektivit Najada Çomon, e cila do të kandidojë për deputete me PS dhe mjekun Tritan Kalo që u largua vet nga kjo strukturë.

Drejtoresha e Pediatrisë, Gjerogjina Kuli bëri me dije se 3500 fëmijë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, ku 5% e tyre kanë kërkuar ndihmë spitalore. Sipas saj, në spitale ka kapacitete të mjaftueshme.

Ndërkohë Drejtoresha e ISHP, Albana Fico tha se situata aktuale mbetet delikate. Ajo foli për ulje të shifrave në disa tregues.

“Ka një seri prezantimesh të cilat do t’i verbalizoj. Ndryshime në incidencën 2-javore, e cila ka pësuar një rënie, në 405 për 100 mijë banorë nga 515. Mesatarja e rasteve ditore siç e vëmë re ka rënë ka rënë tek 819 nga 899. Rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë, por që duhet të vijojë të monitorohet.

Pavarësisht numrave që kanë prodhuar një lloj qëndrueshmërie, nuk është akoma momenti për t’u gëzuar, masat duhet të vijojnë. Ne kemi vënë re që masat e ndërmarra, implementim i tyre kanë sjellë këto ndryshime që mund të jenë të vogla, por nëse do të jenë të qëndrueshme do të sjellin një përmirësim të situatës. Apelojmë tek qytetarët për zbatimin e masave”, deklaroi Fico.

 

Të fundit