Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Mbeti e vdekur në masakrën e Dobraçit, Flutura Basha është motra e ish-oficerit të vrarë të policisë
Flutura Basha, e cila mbeti e vdekur aksidentalisht në masakrën e Dobraçit, është motra e Isa Harushës, ish-oficeri i policisë i cili është vrarë në vitin 2006.
Isa Harusha, gjatë viteve 2000-2006, ka qenë komandanti i njësisë policore kufitare “Renxhersat”, të cilët monitoronin vijën ujore të Liqenit të Shkodrës, me qëllim parandalimin e kontrabandës, trafikun e drogës dhe tregtinë e armëve përmes vijës ujore të liqenit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.
Në atë kohë 45-vjeç me banim në lagjen “Dobraç” të Shkodrës, ka mbetur i vrarë në 24 Gusht 2006, rreth orës 21.00 në lokalin e marrë me qera prej tij, ndërkohë që plumbat i kanë rrezikuar jetën edhe të vëllait, Arbenit.