Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Mbeturina", Ramën e lëshojnë nervat, fyen opozitën nga Kuvendi

"Mbeturina", Ramën e lëshojnë nervat, fyen

Teksa foli nga Kuvendi me premtime elektorale, Rama nuk u kursye as me ofendime drejtuar opozitës.

Kryeministri iu drejtua demokratëve duke i quajtur “mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë”. Përpos kësaj, kryeparlamentarja Spiropali nuk guxoi as t’i tërhiqte vërejtje Ramës.

Siç duket kryeministrin nuk e mbajtën nervat pas protestës që bëri opozita në Kuvend për projektbuxhetin 2025.

“Tani në mbyllje për ata që na dëgjojnë jo për këta. Mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë më keq do dilni herën tjetër Pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë”, deklaroi Rama.

Të fundit