Flash News
Po kalonin kanalin anglez, humbin jetën disa emigrantë, mes tyre edhe një fëmijë
Shkon në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Bosnje - Hercegovinë
Berisha publikon kolonën zanore që do të shoqërojë protestën e 7 tetorit
Dogji gruan me benzinë, sot seanca ndaj Bledar Trëndafilit
Zjarri në azilin privat në Tiranë, u lënduan 4 të moshuar
Me 3-vjeçarin në krah, nëna del mes lotësh nga policia: E kam përjetuar shumë keq, djali është mirë
Nëna 23-vjeçare, Ille Gjuni, e cila denoncoi të humbur djalin e saj 3-vjeçar, ka reaguar pasi mori në duar vogëlushin që u rrëmbye nga gjyshërit e tij.
Gjuni, mes lotësh, falënderoi policinë dhe mediat që denoncuan rastin. Nëna tha se e kishte përjetuar shumë keq situatën dhe se tashmë djali është në duar të sigurta.
“Djali është shumë mirë, në duar të sigurta. Nuk e di se ku e kanë mbajtur. E kam përjetuar shumë keq. Faleminderit të gjithëve, policisë së Durrësit dhe mediave”, tha ajo për gazetarët.
E pyetur nës do t’i lejonte sërish gjyshërit të merrnin fëmijën ajo tha: “E di shteti dhe prokuroria, gjykata”.