Flash News

E-TJERA

“Më donin të varur e të vdekur”/ Ahmetaj i drejton 10 pyetje Dumanit: Pse nuk heton McGonigal, Onkologjikun...

“Më donin të varur e të vdekur”/ Ahmetaj i drejton 10

Ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj bëri deklarata të forta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe drejtësisë në tërësi.

Live nga “Çim Peka” në Syri TV, Ahmetaj deklaroi se është i bindur se ndaj tij ka pasur një plan për ta shkatërruar politikisht dhe fizikisht.

Ahmetaj i drejtoi Altin Dumanit 10 pyetje publike, duke kërkuar që SPAK të hetojë “dosjet e nxehta” që, sipas tij, janë lënë mënjanë për arsye politike.

Ahmetaj: Çfarë indicie ka marrë, për Thumanë-Kasharin që është bërë pa tender?! Që është ndryshuar formati i koncesionit pa procedurë të re dhe paguajnë shqiptarët 1.3 miliardë. Kjo është?

Pyetje tjetër: çfarë indicie ka marrë për IPARD-in, po ulëret BE?

Cila është arsyeja që nuk hetohet. Ca arsye ka që Onkologjiku në vend që ti shërojë,  dhe jo për faj të mjekëve, ca arsye ka që nuk hetohet te Onkologjiku, rimbursimi i barnave.

Kam bërë sherr unë për këto. Sherr. Po kam bërë sherr për naftën në Shëngjin. Pse nuk i heton?

Pse nuk merret me inceneratorin e Tiranës. Ku janë paratë, te hotelet e mia të supozuara janë paratë? Pse nuk merret me kontratën e koncesionit të Tiranës?  Pse nuk merret?

Sa për dijeni, kush e ka lexuar kontratën, 29 eurot që paguajnë qytetarët nëpërmjet bashkisë së Tiranës janë për mbulimin e mbetjeve dhe për incenerim. Cila është arsyeja që shqiptarët paguajnë trefishin tani që nuk kanë incenerim.

Pse bëhet pronar i dëmit, Altin Dumani?

Pse nuk merret me Beçhetin, indicie, vajtën 4-5-7 vite. U mor me mua me urdhër politik për 1 muaj e gjysëm dhe nxorri dhe urdhër arresti. Dhe jam i bindur e kam thënë, që kur kam pasur dyshim. Tani nuk kam më dyshim, që më kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkoja në burg.

Kujt i thotë ky akuzohet për korrupsion, për inceneratorët? Nuk kam asnjë firmë, nuk kam asnjë lidhje me procedurën e inceneratorëve.

Pse nuk merret me McGonigal. Ky thotë jemi duke hetuar, shqiptarët duartrokasin. 5 veta duartrokasin.

Të fundit