Flash News

E-TJERA

Mediat greke nxjerrin detaje, si lidhet ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë me biznesmenin e vrare në Tiranë pak ditë më parë

Mediat greke nxjerrin detaje, si lidhet ekzekutimi i dy shqiptarëve në

Mbrëmjen e së dielës në mes të Athinës u ekzekutuan dy shqiptarë, Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç. Që në fillim u dyshua për larje hesapesh.

Por tashme mediat greke e lidhin këtë ngjarje me vrasjen që ndodhi pak ditë më parë në zonën e Selitës në Tiranë, ku u ekzekutua në hyrje të një lokali biznesmenti Edmond Papa.

Ky i fundit ishte dënuar për trafik droge në Greqi dhe dyshohet se viktimat kanë qenë pjesë e të njëjtës bandë dhe se janë vrarë nga bashkëatdhetarët.

Sipas autoriteteve, vrasja e dyfishtë ishte një “mesazh”. Më tej mediat greke vënë theksin se në Shqipëri ka nisur një luftë mes bandave të drogës. Gjithashtu nënvizohet fakti se pak ditë më parë humbi një ngarkesë prej 700 kg hashash, për të cilën ishte përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë.



Të fundit