Flash News

E-TJERA

Megaoperacioni/ Mes të arrestuarëve dhe dy shoqëruesit e Tahirit, SPAK: Garantonin transportin e sigurt të drogës

 

Megaoperacioni/ Mes të arrestuarëve dhe dy shoqëruesit e Tahirit,
Saimir Tahiri

 

SPAK ka bërë me dije se të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave kanë qenë edhe dy shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

SPAK thotë se të të dy shoqëruesit e Tahirit e kanë kryer veprën penale në vitin 2016. Këta dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë në këtë grup kanë garantuar që dërgimi i lëndës narkotike të kryhej me siguri të plotë.

"Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm. 

Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë", thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

 

Të fundit