Flash News

E-TJERA

Meta i përgjigjet Ballës: Kërcënimi i fundit nga banda e Elbasanit! Gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!

Meta i përgjigjet Ballës: Kërcënimi i fundit nga banda e

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Taulant Ballës pas paralajmërimit të këtij të fundit se do e shkarkonin nga funksioni i Presidentit pasi të mbyllej numërimi i votave.

Meta nëpërmjet një reagimi në Facebook, shprehet se ky do jetë kërcënimi i fundit që vjen nga bandat e Elbasanit dhe se është i gatshëm të firmosë Dekretin për mbrojtjen e Republikës.

“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!

Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhëtarëve! ”, reagon Meta.

Të fundit