Flash News

E-TJERA

Meta nxjerr videon: Shikoni si blihen votat në Shkodër, fleta ku mësohen si të votojnë

Meta nxjerr videon: Shikoni si blihen votat në Shkodër, fleta ku
Presidenti Ilir Meta

Gjatë konferencës për media, Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video, që sipas tij, dëshmon blerjen e votave në Shkodër. Kreu i Shtetit tha se policia po përdoret për të bërë presion në këmbim të votave.

“Shikoni si blihen votat në Shkodër, ja dhe policët me kamera. Ja si blihen votat në Shqipëri. I kapin policët e ndershëm. Ja edhe fleta e votimit ku mësohen si të votojnë. I vjetër për të blerë votat i thotë polici”, thotë Meta.

Ai foli dhe për blerjen e votave në Durrës, ndërsa theksoi se, “Këto lekë i duhen  bandës për të blerë votat e LSI, sepse LSI është problemi, sepse LSI rritet sepse sa më shumë gjethe të kalbura i bien aq më lart shkon. Ky është shqetësimi i Ramës, që në vend ti thotë drejtësisë vepro, i merr në mbrojtje.”

Videon e gjeni pas minutës 4'

Të fundit